Informohu siç duhet

“Po, jam i dashuruar…”/ Erion Isai flet pas divorcit: Sfida më e madhe dhe raporti me ish-partneren

Erion Isai

TIRANË– Aktori i humorit njëkohësisht dhe kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka zbuluar detaje nga jeta e tij personale.

Teksa ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel ka folur hapur për përjetimet pas divorcit dhe marrëdhënien me vajzat e tij.

Ai u shpreh se faza më sfiduese ka qenë përshtatja me realitetin e ri familjar, ku vajzat ndajnë kohën mes dy prindërve.

“I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre më vete dhe me ty më vete… Por është një shkallë që ti e bën dhe ecën.”– zbuloi ai.

Aktori deklaroi se raporti me vajzat është shumë më i thellë se sa kufizimet që mund të përcaktojë një vendim gjykate.

Erion Isai me ish-bashkeshorten dhe dy vajzat

“Marrëdhënia ime me vajzat është përtej ditëve të caktuara nga gjykata, përtej detyrimeve dhe kuotave të caktuara. Është një marrëdhënie e shkëlqyer. Arsyet e divorcit janë një kapitull që nuk dua të rimbush portalet… Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon. Nuk ka asnjë artist që jeton pa dashuri. Po, kam një vajzë në jetën time. Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëj kurrë një koment për të.”-u shpreh Isai./Radar.al

Exit mobile version