ITALI-Mëngjesin e kësaj të marte ka ndodhur një aksident tragjik në Arezzo të Italisë, ku një 39-vjeçar, me origjinë shqiptare, u përplas nga një makinë ndërsa po ecte anash rrugës.
Fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë nga një automjet i drejtuar nga një 19-vjeçar.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rreth orës 7:44 të mëngjesit, në Arezzo të Italisë.
Shoferi i makinës dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për arsye që ende nuk dihen. Sipas rindërtimeve fillestare, makina doli nga rruga, duke goditur ballë për ballë këmbësorin.
Përplasja ishte aq e dhunshme sa nuk i la asnjë shans mbijetese viktimës, e cila vdiq në vend para se të merrte ndihmë. Gjendja e trupit të këmbësorit dhe dinamika e saktë e aksidentit do të jenë objekt i hetimeve të thelluara./Radar.al
5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë: S’kam ku mytem…
Pastroi paratë e Franc dhe Hajdar Çopjas, arrestohet në Dubai 36-vjeçari me 2 identitete
“Procesi i zgjerimit prioritet”/ Kos: Shqipëria ka gjasa reale të bëhet anëtare e BE në 2030
“ME FAT”/ Pasi u mor e pandehur nga SPAK Kryemadhi flet për filmin: Është një djalë që…


