Site icon Informohu siç duhet

Plas grushti në Ksamil/ Përfundon në përplasje fizike zënka mes policit dhe pushuesit (VIDEO)

Plas grushti në Ksamil/ Përfundon në përplasje fizike zënka mes policit dhe pushuesit në Ksamil

KSAMIL – Në rrethana krejt të pazakonta, ka ndodhur një incident në Ksamil, ku një pushues shihet i zhveshur nga mesi e lart, ndërsa është bërë pjesë e një konflikti të dhunshëm me një oficer policie.

Dyshohet që sherri të ketë nisur për shkak të një problemi me parkimin e një automjeti.

Bazuar në pamjet e publikuara nga JOQ, qytetari dhe efektivi i policisë shihen duke u zënë me grushte dhe shkelma, e për rrjedhojë kanë krijuar një skenë të pakëndshme dhe kundër etikës.

Nuk është mësuar ende se kush ishte motivi për të cilin polici nervozohet aq shumë, ku përfundon duke dhunuar fizikisht  pushuesin.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra edhe nga pushuesit e tjerë. Të paktën deri më tani policia nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare sa i përket këtij incidenti.

Exit mobile version