Plarent Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni, nuk mund të jap detaje
Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është pyetur në kuadër të një hetimi që vijon. Pas daljes nga prokuroria, Ndreca deklaroi shkurt për mediat se ishte thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, duke theksuar se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak se “çështja është ende nën hetim”.


