TIRANË– Pasditen e kësaj të shtune ka ndodhur një plagosje në Tiranë, në zonën e Freskut. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:10, ku policia bën me dije se është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.
“Aktualisht 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”-deklaroi policia, duke shtuar se hetimet janë ende aktive.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Radar.al


