TIRANË– Brikena, një ndër banoret më protagoniste në Big Brother VIP 5 pothuajse në çdo Prime ka zënë një pjesë të mirë të kohës duke marrë vëmendjen e publikut.
Pas hyrjes së Mateos në BBV, u zbulua edhe njohja që dyshja kishin pasur më herët, një raport që s’ka vazhduar më tej.
Ndërkohë për të folur për vajzën e saj dhe temën që është hapur në Fan Club për Mateon dhe Brikenën, ka folur nëna e kësaj të fundit duke sqaruar gjtihçka.
Nebahate Selmani, ka bërë një reagim për herë të parë në lidhje me raportin e së bijës me Mateon.
Nëna e banores së “Big Brother VIP 5” i ka bërë një mesazh emisionit të “Fan Club”, ku shprehet se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime.
Mesazhi i nënës së Brikenës:
Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5. Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës! Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzën time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio. Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi t’i them disa fjalë! Vajza jem ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara. Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo! Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jetën e vet me respekt! Unë si nënë jam krenare për vajzën time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet! Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme! Ju faleminderit për mirëkuptimin./Radar.al


