Një plagosje me mjet prerës është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.


