Një ngjarje e rëndë është shënuar në Qerret të Katundit të Ri në Durrës, ku një i ri është plagosur me thikë pas një zënke për motive të vogla. I plagosuri Haxhi Shehu, është goditur dy herë me thikë dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Egzon Sinani, i cili ka arritur të largohet dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.


