TIRANË– Sot në homazhet e mbajtura në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdo, është parë një pjesmarrje jashtëzakonisht e madhe.
Në pamjet e siguruara nga redaksia e Radar.al, shihen qinda njerëz në oborrin e godinës së Kuvendit teksa janë në pritje për t’u futur në ambientet e brendshme ku qëndron edhe arkëmorti me trupin e pajetë të Bogdanit.
Gjithashtu edhe rruga para Kuvendit dhe pranë qendrës tregtare “Toptani” ka qenë e mbushur me shumë njerëz.





