Site icon Informohu siç duhet

Pjerin Ndreu: Besëlidhja e pathyeshme, fiton Kupën e Republikës në basketboll

Skuadra e basketbollit për meshkuj Besëlidhja ka arritur një tjetër sukses madhor, duke fituar Kupën e Republikës pas një fitoreje bindëse 85-73 ndaj Vllaznisë në finalen e luajtur së fundmi.

Lajmin e triumfit e ka përshëndetur edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ka vlerësuar ekipin për dominimin e tij absolut në të gjitha kompeticionet:

Besëlidhja Basket fiton Kupën e Shqipërisë 2025

“Megjithëse me mungesa dhe lojtarë kryesorë të dëmtuar, Besëlidhja nuk njohu rivalë dhe triumfoi sërish! E para në kampionat, e para në Ligën Unike dhe tani edhe fituese e Kupës së Republikës! Suksese këtij ekipi të mrekullueshëm dhe trajnerit të pasionuar dhe punëtor, Afrim Bilali!” – u shpreh Ndreu.

Besëlidhja vazhdon të tregojë superioritetin e saj në basketbollin shqiptar, duke mos lënë hapësira për kundërshtarët në garat kombëtare dhe rajonale./Radar.al

Exit mobile version