Besëlidhja Basket është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2025, pasi triumfoi në finalen ndaj Vllaznisë me rezultatin 85-73.
Ndeshja, e zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë, ishte e luftuar deri në minutat e fundit, me Vllazninë që mbajti ritmin dhe nuk e lejoi Besëlidhjen të shkëputej lehtësisht.
Megjithatë, skuadra lezhjane arriti të dominojë në momentet vendimtare, duke siguruar fitoren dhe duke ngritur trofeun.
Ky sukses vulos një sezon të shkëlqyer për Besëlidhjen, që konfirmohet si një prej forcave kryesore në basketbollin shqiptar./Radar.al



