Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Piu fotoksinë para SPAK/ Ekspertja e ekonomisë: Mikrokreditë, më të dëmshme se fajdet, interesi 100%

    July 9, 2024
    Piu fotoksinë para SPAK/ Ekspertja e ekonomisë: Mikrokreditë, më të dëmshme se fajdet, interesi 100%
    Romina Radonshiqi,

    TIRANË– Ngjarja e rëndë e 2 Korrikut që ndodhi para SPAK është ende një temë për të cilën flitet dhe ka marrë vëmendjen e qytetarëve për shkak të aktit fatal, ku Pal Trashaj i dha fund jetës. I gjithë ky vendim për shkak të një mikrokredie që i ndjeri kishte marrë.

    Sa i takon kësaj ngjarje, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ishte e ftuar sot ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, e cila është shprehur se Trashaj nuk kishte gjetur zgjidhje nga institucionet, teksa ligji nuk e rregullon qartë skemën e mikrokredive. 

    “Ai i ishte drejtuar edhe institucioneve, por nuk kishte gjetur zgjidhje. Është një rast vërtetv serioz, ku organet duhet të marrin masa që këto mikrokredi të kenë një bazë ligjore më të qartë. Ligji ka disa hapësira. Rasti tregon që gjithë ky system nuk funksionon ashtu si duhet, në fund kthehet në një skemë mashtrimi. Nëse bëjmë një llogaritje, i bie që interesi të jetë 100%. Duhet që Banka e Shqipërisë të vendosë tavane, por edhe të mbikëqyrë. Ka shumë individë që e kanë shlyer këtë kredi dhe ekzistojnë te Banka e Shqipërisë si individë që kanë një hua për të shlyer.”- tha ajo.

    Më tej ajo theksoi se ka raste që edhe nga një “overdraft” ka njerëz që kanë mbetur pa shtëpi.

    “Individët që i përkasin kësaj shtrese që u mashtrua janë një tragjedi, sepse janë nën nivelin mesatar të të ardhurave.”- u shpreh Radonshiqi.

    “Veç këtij raste kemi edhe raste të tjera. Unë di shumë raste edhe nga mikesha të mia që edhe pse kreditë ishin ngrirë për disa muaj gjatë pandemisë, institucioni kishte vendosur aq shumë interesa penaliteti dhe pas një viti i morën në telefon dhe i thanë nuk e ke shlyer. Të gjitha janë raste të skemës së mashtrimit. Janë shumë herë më të dëmshme se fajdet. Një faj shumë i madh është edhe i procedurave të përmbarimit që bëhen palë me mikrokreditë dhe shkojnë deri te sekuestro e pronave. Denoncime ka pasur edhe më herët, por nuk e kuptoj pse ka qenë kjo vëmendje kaq e vonuar.”- tha ekspertja./Radar.al

    Pal Trashaj piu fotoksinë Romina Radonshiqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.