LUSHNJE– Ka humbur jetën një shtetas 61-vjeçar, me iniciale N.K pasi dyshohet se ka pirë fostoksinë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në spitalin e Lushnjës, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi N. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Divjakë, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


