Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u zbulua duke operuar një laborator modern për prodhimin e heroinës në banesën e tij. Gjatë një kontrolli në zonën e Guizzës, oficerët vëzhguan lëvizjet e dyshimta të të dyshuarit dhe vendosën ta ndalojnë për kontroll.
Dokumentet që ai paraqiti ishin të dyshimta, përfshirë një dokument të falsifikuar të Republikës Çeke. Pasi u vërejt nervozizmi dhe përgjigjet e paqarta të tij, policia kreu një kontroll më të thelluar në banesën pranë pikës së kontrollit. Atje u zbuluar një laborator i pajisur me teknologji bashkëkohore, ku u gjetën 60 kilogramë heroinë e ndarë në dy çanta, si dhe mjete dhe materiale të dedikuara për përpunimin dhe paketimin e drogës. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 25,000 euro para në dorë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari u dërgua në burgun e Padovës dhe iu vu në dispozicion autoriteteve gjyqësore italiane. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar destinacionin e heroinës dhe për të rindërtuar rrjetin e trafikut të drogës.
Sipas hetuesve, nga kjo sasi e drogës mund të prodhoheshin deri në 200 kilogramë heroinë në doza, me një vlerë tregu që kalon 1 milion euro.


