Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Po të ishte Shqipëria një lavatriçe parash të pista, BE do të kishte ndalur negociatat

    Ministrja Ibrahimaj: Gjatë vitit 2025 u futën në Shqipëri 5 miliardë euro vetëm nga shërbimet e turizmit!

    Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare! Fasoneria të harrojë krahun e lirë të punës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari. Në hetim dy veterinerë

    July 17, 2026
    Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari. Në hetim dy veterinerë

    Një 62-vjeçar nga Përmeti është arrestuar pasi kishte përshtatur një ambient të banesës së tij në fshatin Qilarisht si thertore të paligjshme dhe dyshohet se mbetjet e therjeve i shkarkonte në lumin Vjosë.

    Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër.

    Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si thertore u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje, si dhe kafshë të therura. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe dhjetëra matrikuj bagëtish, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

    Hetuesit konstatuan edhe një tubacion përmes të cilit mbetjet e krijuara nga therja shkarkoheshin në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të ujërave dhe të mjedisit.

    AKU bllokoi menjëherë ambientin ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm dhe vendosi ndaj pronarit një masë administrative prej 200 mijë lekësh të rinj.

    “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara se një shtetas kishte përshtatur një ambient si thertore jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare dhe mbetjet e krijuara nga kjo veprimtari i hidhte në lumin Vjosë, ushtruan kontroll në këtë ambient.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., u konstatua një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje, si dhe një pjesë e tyre të therura. Gjithashtu, u gjetën dhjetëra matrikuj për bagëti, të dyshuara të falsifikuara.

    Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë dhe të AKU-së konstatuan një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin dhe hidheshin në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe të ujërave.

    AKU ndërhyri menjëherë duke bllokuar ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme, nisi procedurat administrative përkatëse dhe ndëshkoi pronarin e ambientit me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

    Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 62 vjeç, banues në fshatin Qilarisht, Përmet, pronar i ambientit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë veterinerë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçarit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj për evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton mjedisin, cenon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

    arrestohet 62-vjeçari hidhte mbetjet në lumin Vjosë Në hetim dy veterinerë Përshtati banesën si thertore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Po të ishte Shqipëria një lavatriçe parash të pista, BE do të kishte ndalur negociatat

    July 17, 2026

    Ministrja Ibrahimaj: Gjatë vitit 2025 u futën në Shqipëri 5 miliardë euro vetëm nga shërbimet e turizmit!

    July 17, 2026

    Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare! Fasoneria të harrojë krahun e lirë të punës

    July 17, 2026

    Programi “Dyfisho Sipërmarrjen”/ Rama: Me financime deri në 2 milionë euro, përkrahim sipërmarrjet e vogla e të mesme

    July 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.