Greqia Perëndimore po përballet me ditën e dytë të zjarreve masive, me fronte aktive që përhapen në rajone të ndryshme si Akai, Prevezë dhe Kios, sipas mediave lokale. Një riaktivizim i flakëve është regjistruar gjithashtu në Zakynthos, ndërsa një zjarr i ri shpërtheu në Ilia, në zonën e Kapeletos. Fronti i zjarrit është shtrirë edhe drejt Pella-s.
Derisa rreth 100,000 hektarë tokë janë prekur nga flakët, dëmi më i madh është regjistruar në Akai, ku janë shkatërruar shtëpi, biznese dhe depo.
Për të kontrolluar situatën, 24 zjarrfikës me 8 automjete, një ekip i E.M.O.D.E dhe një helikopter po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Ndihmë po ofrojnë gjithashtu autocisterna uji dhe makineri nga projekti OTA.
Autoritetet kanë dërguar mesazhe për qytetarët e zonave të prekura që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.


