Zjarret që po përfshijnë Delvinën kanë nisur të afrohen drejt zonave malore të Malit të Gjerë, në territorin e Bashkisë Gjirokastër.
Pamjet e siguruara nga një dron tregojnë përhapjen e shpejtë të flakëve dhe tymit që mbulon sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka të hapura.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat operacionale ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, duke shmangur rrezikimin e zonave të banuara. Autoritetet paralajmërojnë banorët e zonave të prekura të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.
Radar.al


