BEOGRAD– Këtë të martë ka ndodhur një incident në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe ndezën mjete piroteknike në sallë.
Mëohet se gjithçka ndodhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”./Radar.al


