Shtëpia e Big Brother VIP 5 ka një banore të re. Stelina, ish-konkurrente e “Për’puthen” dhe ish-partnere e Kejsit, është futur zyrtarisht në lojë, duke shtuar tensionet dhe kuriozitetin brenda shtëpisë.
Përpara hyrjes së saj, Stelina foli hapur për raportin me Kejsin, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të zbuluar. “Ka shumë gjëra për të treguar. Është vetëm fillimi, do kohë të ambientohet”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se, sipas saj, Kejsi mund të jetë i rrezikuar të lërë shtëpinë mbrëmjen e sotme, për shkak të sjelljes së tij gjatë ditëve të fundit.
Hyrja e Stelinës pritet të sjellë dinamika të reja dhe përplasje interesante në lojë.


