Një përplasje me armë zjarri është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Melgushë, Shkodër.
Sipas burimeve policore, të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, por deri më tani nuk dihen detaje të tjera. Policia bën me dije se me këtë ngjarje ka patur lidhje 32 vjeçari me inicialet J.M., i cili ka qëlluar ndaj personave të tjerë.
Grupet policore të Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shtetasi J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.


