Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është regjistruar në segmentin që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias.
Sipas informacioneve paraprake, janë përfshirë tre automjete dhe dyshohet për persona të lënduar, megjithëse ende nuk ka një bilanc zyrtar nga autoritetet.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


