Që me rikthimin e banorit në “BBVA4”, Loredana dhe Jozi kanë patur një raport të tensionuar mes tyre.
Përballjet e ashpra mes dy banorëve janë kthyer në një rutinë për ta.
Të shumta kanë qenë rastet kur këngëtari ka hedhur akuza të rënda ndaj modeles.
“E kupton se çfarë po shikoj unë këtu? E nuk po të them asgjë, boll o burrë. Çfarë të kam bërë që më thua llumi i llumit. Boll më, ku është limiti i kësaj, kur do mbarojë?”, i drejtohet Loredana banorit.
Nga ana tjetër Jozi ia kthen ashpër banores:“Dil dhe më shiko nga jashtë. Më ke bërë të ndihem keq. Nuk ka limite”.
Gjatë bisedës Jozi shfaqet teksa e akuzon Loredanën si shkaktaren e ngjarjeve jo të këndshme që kanë ndodhur mes tyre.
Në lidhje me këtë Loredana është shfaqur goxha e prekur dhe i është kundërpërgjigjur me lot në sy:
“Ty nuk ta pret mendja çfarë kam bërë unë për ty. Vetëm me të keq po ma kthen, ditë për ditë. Je njeriu më i poshtër”.
Ndonëse u prek dhe u mëzrit goxha nga fjalët e tij, Jozi vijoi duke i folur me tone të larta dhe ashpër asaj:
“Je ti, ti je shkaktarja. Kam jetën time, bëj çfarë të dua. Do e bëj timen siç e ndjej”.
Momentalisht situata mes tyre nuk paraqitet dhe aq e mirë. Por mbetet per t’u parë në vijm nëse mes tyre do të ketë një mundësi të dytë apo jo.
Sakaq kujtojmë se kur ishte jahstë lojës së “BBVA4”, Jozi i ka dedikuar postime të shumta Loredanës.

