Dy automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë”.
Nga raportimet e para thuhet se një automjet tip Ford është përplasur me një tjetër tip Benz.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi 47 vjeçar i Fordit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


