Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Përmirësimi i shërbimit nuk ndikon në çmim”/ Pensionistët falas dhe tabela elektronike në çdo stacion autobusi

    August 22, 2024
    "Përmirësimi i shërbimit nuk ndikon në çmim"/ Pensionistët falas dhe tabela elektronike në çdo stacion autobusi

    Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit.

    Lajmin e dha kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili njoftoi se është duke u punuar që në çdo stacion autobusësh të vendosen tabela informuese elektronike, për itinerarin dhe oraret.

    Bashkia e Tiranës në këtë mënyrë do të subvencionojë transportin publik për të gjithë pensionistët, të cilët nga 1 Janari i vitit që vjen do udhëtojnë falas me autobus në kryeqytet.

    “Inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas”, tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Lajmin e mire kryebashkiaku e dha teksa inspektoi shërbimin e Linjës numër 2. Gjithashtu Veliaj njoftoi se ka nisur puna edhe për vendosjen e tabelave informuese për udhëtarët në çdo stacion.

    “Do të vihen tabelat e reja, sipas një metodologjie që përdoret edhe në Paris, në Londër, apo Nju Jork;  qytetarët do ta dinë saktësisht se ku ndodhet autobusi dhe si mund të lidhen me një linjë tjetër. Për momentin jemi duke punuar në 137 stacione”, sqaroi kryebashkiaku.

    Përmirësimi i shërbimit – theksoi kryebashkiaku më tej– nuk do të prekë çmimin e biletës.

    “Nuk do të ketë asnjë lëvizje të çmimit, edhe pse inflacioni në 10 vitet fundit ka bërë të vetën dhe çmimet e tjera janë rritur”, shtoi ai.

    Linjat e Tiranës tashmë janë hedhur në Google Maps, gjë që u vjen në ndihmë edhe turistëve për të gjetur stacionet e transportit publik.

    I gjithë sistemi i transportit në Tiranë do të quhet “Urbani” – njoftoi Veliaj – duke shtuar se së shpejti do të blihet edhe autobusë elektrikë.

     

    permiresohet sherbimi stacion autobusi Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.