Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Përmbytjet nga mbetjet, krim shqiptar”/Rama mbledh kryebashkiakët: Duhet frenuar kjo lemeri!

    January 17, 2026

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit, ku në fokus ishin sfidat e bashkive për vitin 2026, sezoni turistik dhe, siç e cilësoi ai, “betejat politike dhe shoqërore” kundër ndotjes nga mbetjet, veçanërisht plastika.

    Duke iu referuar përmbytjeve të fundit që prekën disa zona të vendit, Rama tha se, përveç reshjeve intensive dhe rritjes së nivelit të ujit, një faktor kyç ishte ndotja nga mbeturinat dhe problematikat e infrastrukturës mbrojtëse, si kanalet kulluese dhe argjinaturat.

    Kryeministri kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga pushteti vendor, si për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me hedhjen e mbetjeve, ashtu edhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Ai theksoi se Ministria e Qeverisjes Vendore do të çojë përpara projektin për blerjen e mjeteve që do të shërbejnë për pastrimin e kanaleve kulluese.

    “Kur gjendemi përballë kësaj situate agresioni të mbetjeve plastike, që është drejtpërdrejt ndikim i njeriut, duhet të angazhohemi për një ofensivë të përbashkët dhe të përfshijmë komunitetet për ta vënë nën kontroll këtë faktor të rrezikshëm dhe të dëmshëm,” u shpreh Rama.

    Ai paralajmëroi për pasojat e rënda mjedisore, duke theksuar se plastika që përfundon në det shkakton dëme të pariparueshme për jetën detare dhe cilësinë e ushqimit.

    “Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Kjo është punë shqiptare, krim shqiptar. Nuk mund ta vëmë gishtin te turistët e huaj. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta,” tha kryeministri.

    Rama njoftoi se i ka kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor ngritjen e një task-force për hartimin e një plani të përbashkët me tre faza, që do të synojë menaxhimin më efektiv të mbetjeve dhe parandalimin e përmbytjeve.

    Ai u ndal edhe te infrastruktura mbrojtëse, duke theksuar se analizat nga kjo emergjencë kanë evidentuar pika me rezistencë të dobët, të cilat kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore.

    Në fund, Rama përmendi propozimin e ministrit Demo për sigurimin e një fondi mbështetës, me qëllim blerjen e një sasie të konsiderueshme mjetesh që do të vihen në shërbim të kullimit dhe pastrimit të kanaleve kryesore.

    Edi rama kryebashkiaket mbetjet permbytjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.