TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në Facebook sa i takon gjendjes së krijuar në të gjithë Shqipërinë si shkak i përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut.
Shefi i qeverisë ka publikuar pamjet riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
POSTIMI I PLOTË:
Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit️
♂♀Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura️
*Pamje nga puna në terren në lumin Devoll, lumin Dunavec, në lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, kanali kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, riparimi i urës së Belit-Metoq, si dhe nga ndërhyrja e batalionit të Xhenios në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë/Radar.al


