SPANJË– Spanja një muaj më parë u përball me një situatë të vështirë ku rajoni i Valencias u përfshi nga përmbytjet dhe mbetën të vdekur mbi 200 të vdekur.
Sipas Corriere Spanja ka miratuar një masë historike: pushimin klimatik. Parlamenti do të ketë një muaj kohë për ta kthyer në ligj dekretin që u lejon punëtorëve të marrin deri në katër ditë leje të paguar në rast të kushteve ekstreme të motit që mund të rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimin nga shtëpia drejt vendit të punës.
Frymëzimi vjen nga legjislacioni që ekziston tashmë në Kanada dhe parashikon që njerëzit mund të vlerësojnë nëse duhet të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas paralajmërimeve për klimën të lëshuara rregullisht nga autoritetet kompetente.
Tonelatat e baltës dhe litrave ujë që mbytën gjithçka, duke i kthyer parkimet nëntokësore në kurthe vdekjeje ende tronditin opinionin publik, jo vetëm opinionin spanjoll./Radar.al


