Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Përmbytjet në Durrës/ Sara Berisha: Nuk reagova e lash fare, ç’më duhet mua…

    January 16, 2026

    TIRANË– Roli i influencerëve në shoqëri dhe ndikimi i tyre në formimin e opinionit publik u diskutua në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ku të ftuara ishin Sara Berisha, Jori Dielli dhe Dea Mishel.

    Tema kryesore ishte nëse figurat publike duhet të reagojnë për çdo ngjarje sociale apo nëse ekzistojnë kufij në atë që ato zgjedhin të komentojnë.

    Diskutimi u ndal veçanërisht te situata e përmbytjeve në Durrës, një ngjarje që preku mjaft qytetarë dhe ngriti pyetje mbi përgjegjësinë morale të influencerëve për të reaguar publikisht.

    Sara Berisha theksoi se, ndonëse ndjeu nevojën për të reaguar, vendosi të mos e bëjë publikisht mendimin e saj, duke vënë theksin te zgjedhja personale dhe respektimi i kufijve: Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjëra që nuk u takojnë. Unë nuk mund të dal dot dhe t’iu jap mend të tjerëve.

    Ajo shtoi se reagimi i saj për përmbytjet ishte më tepër emocional dhe privat: Unë me shpirt para disa ditësh ishte përmbytur Durrësi, do të doja të dilja dhe të flisja, por e lashë fare se fundja çfarë më duhet mua, populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këtë problematikën e shpreh më privatisht. Unë nuk mund të dal dot dhe t’u jap mend të tjerëve.

    Nga ana tjetër Dea Mishel theksoi se për çështje sociale, reagimi është i domosdoshëm, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje që prekin gjithë shoqërinë.

    “Jo për çështje sociale, nëse ndodh diçka në Shqipëri na takon të gjithave ne.” Duke iu referuar drejtpërdrejt përmbytjeve, ajo shtoi: Si nuk duhet të reagosh kur u përmbyt qyteti ku ti jeton, duhet.

    Jori Dielli solli në vëmendje raste më ekstreme, ku reagimi publik është i pashmangshëm: Për shembull kur është vrarë një fëmijë, kur ndahet audienca shumë atëherë reagoj, e bëjmë nga një postim./Radar.al

    Arbana Osmani dea mishel Jori Dielli Sara Berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 17, 2026

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    April 17, 2026

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    April 17, 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.