Përkeqësimi i motit si dhe dalja e lumenjëve nga shtretëtrit e tyre në Europë ka shkaktuar përmbytje të rënda që u morën jetën të paktën 10 personave, nga Polonia deri në Rumani.
Shumë qytete janë përmbytur me ujëra të ndotura, dhe dëmet kanë qenë goxha të larta.
Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë janë goditur rëndë gjatë fundjavës, me ura të shembura dhe shtëpi të shkatërruara. Ndërkohë, fshatrat dhe qytetet në lindje të Rumanisë janë nën ujë. Qeveria e Polonisë ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të përballuar situatën emergjente.
Ndonëse ujërat në kufirin çeko-polak filluan të tërhiqen, përmbytjet u përhapënh dhe nëpër zona të tjera dhe qytetet kryesore në të dy vendet mbeten në gatishmëri të lartë.
Në Republikën Çeke, lumi Morava përmbyti 70% të qytetit Litovel, 230 km në lindje të Pragës, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat. Në Ostrava, përmbytjet shkaktuan mbylljen e një termocentrali dhe dy uzinave kimike, ndërsa më shumë se 12,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, sipas kryeministrit Petr Fiala. Në Rumani, përmbytjet kanë shkaktuar gjashtë viktima gjatë fundjavës, sipas raporteve të mediave të huaja, dhe një zjarrfikës austriak humbi jetën. Një tjetër burrë u mbyt në Poloni të dielën.
Zëvendësministri i Brendshëm polak, Czeslaw Mrozek, njoftoi se mijëra zjarrfikës, policë dhe ushtarë janë angazhuar në përpjekjet për të menaxhuar përmbytjet gjatë 24 orëve të fundit.
Qeveria po punon për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Në Austri, niveli i lumenjve dhe liqeneve ka rënë gjatë natës, por zyrtarët paralajmërojnë për një valë të dytë reshjesh të dendura që priten së shpejti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur solidaritetin e saj me të prekurit nga përmbytjet dhe ka premtuar mbështetjen e Bashkimit Evropian në përballimin e kësaj krize natyrore.

