Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Përmbytje katastrofike në Bullgari, dy viktima të konfirmuara

    October 4, 2025

    Reshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytje masive në Bullgari, duke goditur rëndë rajonin e Burgasit. Ndër zonat më të prekura është fshati turistik Elenite, ku ujërat kanë përfshirë hotele, ndërtesa dhe automjete, duke krijuar një situatë kaotike.

    Qindra persona janë evakuuar me urgjencë, ndërsa dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë në terren në kushte shumë të vështira. Deri më tani janë konfirmuar dy viktima: një person që humbi jetën në një garazh nëntokësor dhe një operator ekskavatori që kishte shkuar për të ndihmuar, por u gjet më pas i pajetë.

    Shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin jugun e bregdetit të Zi, duke përkeqësuar situatën. Ndërkohë, gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethet Burgas, Montana dhe Pernik.

    Shpëtimtarët po kontrollojnë ndërtesat për persona të bllokuar. Deri tani janë evakuuar gjashtë gra, përfshirë tre turiste polake, nga një resort në komunën e Nesebrit.

    Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, shumë rrugë janë bllokuar dhe automjetet e zakonshme nuk mund të hyjnë në zonat e prekura. Në operacion janë angazhuar ekipe të specializuara me zhytës dhe mjete amfibe nga qytetet Nesebër, Pomorie dhe Varna.

    Rreth 50 persona të izoluar në katet e sipërme të ndërtesave të rrezikuara janë aktualisht jashtë rrezikut. Autoritetet paralajmërojnë se reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

    bullgari permbytje viktima
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.