Disa rrugë janë përmbytur në Lushnje nga reshjet intensive dhe të dendura që ranë në orët e të premtes.
Në një nga akset rrugore pranë kryqëzimit të spitalit në qytet, situata është më kritike.
Burimet thonë se nga mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i pusetave në rrugë është shkaktuar një përmbytje e rrugës në gjatësinë 100 metër.
Për drejtuesit e automjeteve ka qenë problem lëvizje, sepse thellësia arrin mbi 40 cm ujë.


