Një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur në Catania ku ndodhi një sulm mes femrash .
Sipas burimeve mësohet se dy femra organizuan takim për të sqaruar çështjet e pazgjidhura që lindën pas një mosmarrëveshjeje për të dashurin e njërës.
Mësohet se përgjatë debatit në rrugë mes dy grave, një 40-vjeçare i ka hedhur tjetrës benzinë dhe i ka vendosur flakën.
Viktima e sulmit është një 26-vjeçare. Ajo ka pësuar djegie në 20% të trupit (në fytyrë, qafë, krahë dhe gjoks) dhe është shtruar në repartin e terapisë intensive të spitalit Cannizzaro.
Sulmi mësohet të ketë ndodhur ditën e enjte në mbrëmje gjatë një takimi sqarues për zgjidhjen e çështjes. Një grup personash, burra dhe gra, kanë shkuar në godinën e familjes së viktimës për të sqaruar.


