Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pushimet verore/ Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës

    90-vjeçari italian mbeti i ve, 50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi (DETAJET)

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përleshje e dhunshme mes dy grupeve shqiptarësh në qendër të Athinës, 26 të arrestuar dhe 3 të plagosur rëndë

    February 11, 2026

    Një përleshje e ashpër mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë ka tronditur qendrën e Athinës, duke lënë pas 26 persona të përfshirë dhe të arrestuar, si dhe tre të plagosur rëndë me thikë.

    Sipas autoriteteve greke, incidentet ndodhën në zonën e Kato Patisias, ku dy grupet u përplasën në dy episode të ndryshme. Të plagosurit morën goditje me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

    Policia greke bëri të ditur se të dy grupet vepronin me një organizim të strukturuar dhe disiplinë të konsiderueshme. Në operacionin e zhvilluar nga Siguria e Athinës u arrestuan gjithsej 26 persona.

    Përleshja e parë është regjistruar më 21 dhjetor 2025, ndërsa pamjet filmike tregojnë momentin kur një grup sulmon me mjete prerëse dy persona, në sy të kalimtarëve të shumtë që ndodheshin në zonë.

    Disa ditë më vonë, një incident i dytë u shënua në të njëjtën zonë, duke përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

    Fillimisht, të arrestuarit kanë deklaruar se shkak i konfliktit ishte një vajzë. Megjithatë, hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime të forta se përplasja mund të ketë lidhje me kontrollin e trafikut të drogës, pas sekuestrimeve të kryera në banesat e tyre.

    Gjatë kontrolleve policore u sekuestruan:

    97 gramë kanabis

    52 gramë kokainë

    51 gramë metamfetaminë

    6 thika

    një peshore elektronike precize

    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Athinës grupeve perleshje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pushimet verore/ Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës

    July 26, 2026

    90-vjeçari italian mbeti i ve, 50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi (DETAJET)

    July 26, 2026

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    July 26, 2026

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.