Site icon Informohu siç duhet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Papës

LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Papës

Para pak çastesh Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku pësoi dy episode të dështimit të frymëmarrjes.

Thuhet se episodet u shkaktuan nga “akumulimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial” dhe një ngushtim pasues i rrugëve të frymëmarrjes.

Më herët të hënën, papa 88-vjeçar iu nënshtrua dy bronkoskopive dhe mjekët hoqën një grumbull sekrecionesh, shkruan CNN.

Pasdite, Papës iu dha një maskë oksigjeni për të ndihmuar në frymëmarrjen e tij.

Ndërsa thuhet se momentalisht gjendja e tij është përkeqësuar, ndryshe nga para pak çastesh kur u bë me dije se diçka po përmirësohet.

Exit mobile version