Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të parashikuara për ditën e nesërme, mësohet se lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas do të pezullohen.
Kapiteneria bën me dije se që ditën e sotme janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari.
Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht.
“Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht,” njofton Kapiteneria.


