TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë disa momente nga takimi me presidentin Bajram Begaj mëngjesin e kësaj të enjteje në Presidencë.
Von der Leyen mbylli vizitën e saj dy ditore në Tiranë në takimin me Begaj, ndërkohë ka vlerësuar angazhimin e tij personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit.”- ka shkruar Ursula në platformën “X”.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.
REAGIMI I PLOTË:
Faleminderit për një takim të mirë me Barjam Begaj. Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit.
Ursula Von der Leyen mbërrin në Tiranë, ja çfarë pritet të ndodhë
Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Von der Leyen zbulon afatin

