Informohu siç duhet

Përfshihet nga flakët pallati 67-katësh në Dubai. Evakuuohen mijëra banorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Dubai pasi një ndërtesë 67-katëshe është përfshirë nga flakët.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa mediat e huaja raportojnë  se zjarri u shua për 6 orë.

Fatmirësisht mësohet se 3,820 banorët nga 764 apartamente u zhvendosën në vende të sigurta dhe nuk pati të lënduar.

“Ekipet e ambulancës dhe stafi mjekësor janë në vendngjarje për të ofruar mbështetje të plotë mjekësore dhe mendore për banorët e evakuuar në mënyrë të sigurt”, tha zyra e medias.

Gji thashtu autoriteti i transportit i Dubait informoi udhëtarët për një ndërprerje të trafikut midis Stacionit të Marinës së Dubait dhe Stacionit të Palm Jumeirah për shkak të zjarrit. ”

Kjo bëhet për të siguruar sigurinë e pasagjerëve dhe për të lehtësuar punën e ekipeve të zjarrfikësve që i përgjigjen incidentit”, thuhej në një deklaratë të RTA-së në mediat sociale.

Zjarri shpërtheu në katet e sipërme të Kullës Tiger – e njohur edhe si Marina Pinnacle – në lagjen e ngarkuar rreth orës 21:30.

Shumë qiramarrës që ikën nga pallati u mblodhën në rrugë jashtë, ndërsa ekipet e emergjencës luftuan për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Shkaku i zjarrit nuk është zbuluar akoma.

LEXO EDHE: 

E rëndë/ Turistja gjendet e pajetë në një banesë në Vlorë. DETAJET e para

VIDEO virale. Banorët e Gazës festojnë sulmet e Iranit ndaj Izraelit

 

 

Exit mobile version