Një apartament ka marrë flakë rreth orës 15:30 në qendër të qytetit të Fierit, duke shkaktuar panik tek banorët e një pallati tetëkatësh.
Sipas informacioneve paraprake, flakët dhe tymi i dendur u vunë re nga banorët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat e tjera.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


