TIRANË– Një pallat në Kryeqytet është përfshirë nga flakët e zjarrit ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se shkak është bërë një shkëndijë tek paketa elektrike.
Ndërkohë banorët për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.//Radar.al