Mjeku Tritan Kalo, i cili u shpërngul në Kanada pasi doli në pension, ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Mjeku deklaron se në Shqipëri po përdorin emrin e tij për të reklamuar ilaçe, pa miratimin e tij.
Ai shprehet se kjo që po ndodh është e turpshme, ndërsa thekson se përdorja e emrit dhe e figurës së tij është vepër penale.
“Shfrytëzimi i emrit tim për reklamim medikamenti përbën vepër që dënohet penalisht dhe financiarisht dëmshpërblehet mjeku i cituar në to. Në Shqipëri të përdorin emrin dhe figurën pa drojë. Jam ankuar por askush nuk vepron. E turpshme”, nënvizon mjeku


