Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Përdorimi i shërbimeve celulare pësoi sërish rënie në tremujorin e dytë

    September 20, 2024
    Përdorimi i shërbimeve celulare pësoi sërish rënie në tremujorin e dytë
    Foto ilustruese

    TIRANË– Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit përsëri me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të vitit, duke vazhduar të “eklipsojë” gjithnjë e më shumë shërbimet e tjera të operatorëve celularë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku total i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 14.1% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 8.78 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 20.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Shërbimet e tjera vazhduan tendencën rënëse disavjeçare. Trafiku i thirrjeve dalëse u tkurr me 13.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie me 6.2%.Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 127 minuta në muaj, 5.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ndërkohë, numri i mesazheve të shkruara ishte 13 për përdorues në muaj, me një rritje të lehtë prej 2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM ose i numrave celularë aktivë) shënoi rënie në tremujorin e dytë të vitit, me 7.9% më pak krahasuar me një vit më parë.

    Ekspertët e shpjegojnë rënien e përdorimit të thirrjeve dhe SMS-ve nga celulari me zhvendosjen e tyre drejt aplikacioneve OTT (over the top) të lidhura me internetin. Thirrjet dhe mesazhet po përcillen më shumë nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, duke ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale të mbështetura mbi rrjetet GSM. Kjo po bën që kapacitetet transmetuese të internetit të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve celulare.

    Në fund të muajit gusht, AKEP hapi zyrtarisht garën për frekuencat e para që do të përdoren për teknologjinë e shërbimeve celulare 5G. Rrjetet 5G pritet të ofrojnë kapacitete më të mëdha dhe perspektiva më të zgjeruara sidomos në zgjerimin e shërbimeve, kryesisht në zonat urbane në vendit.

    Afati për paraqitjen e ofertave do të jetë data 17 tetor e këtij viti, datë kur do të bëhet edhe hapja e ofertave të paraqitura. Koha e fillimit të shfrytëzimit të frekuencave do të jetë jo më vonë se 6 muaj nga data e pajisjes me Autorizim Individual.

    Kushtet e tenderit kërkojnë një mbulim të 55% të popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030. Për sa i përket kushteve të mbulimit të territorit, rregullorja e garës kërkon mbulim me shërbime 5G në brezin e autorizuar (pjesë e spektrit 3.4 GHz – 3.8 GHz), deri në fund të vitit 2025 në portet Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, aeroportet e Tiranës, Kukësit dhe Vlorës, zonën industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës. Ndërkohë, afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të jetë viti 2028./MONITOR

    shërbimi celular
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.