TIRANË– Fituesi i Big Brother VIP 2 dhe këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas zërave që po qarkullojnë së fundmi në rrjete sociale, ku aludohet për një shtatzëni të dytë të Kiarës.
Në vend të një deklarate klasike, ai publikoi një video me tone humoristike dhe folklorike, ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari.
Mes batutave dhe autoironisë, Luizi mohoi në mënyrë indirekte lajmet për një fëmijë tjetër në horizont, duke sjellë një qasje krejt ndryshe dhe argëtuese për ndjekësit.
Videoja u shpërnda menjëherë gjerësisht në rrjet, duke marrë vëmendjen e publikut për mënyrën kreative të reagimit.
Ndërkohë përveç entuziazmit, s’kanë munguar as zërat kritikë. Kompozitori Driton Fazliu reagoi publikisht duke sqaruar se muzika e përdorur në klip është huazuar nga një këngë ekzistuese.
Ai thotë se melodia është krijuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimit dhe vetë Fazliut.
Ndër të tjera ka shprehur keqardhje që në publikimin e videos nuk u përmendën autorët origjinalë, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe respektimit të kontributit artistik, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë folklorike.
Luizi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë personale të Instagram-it:


