ELBASAN– “Blutë” e Elbasanit kanë vendosur në pranga një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdh*nuar vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.
Raportohet se personi që ka rënë në pranga është shtetasi me iniciale B. B., i cili dyshohet për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, e cila është vajza bashkëjetueses së tij. Ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes shokuese.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan:
-ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe./Radar.al


