TIRANË– Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Trupi i tij do të prehet në Kriptën e atedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë të ndërtuar nga vet ai.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë më 25 Janar 2025 në Athinë. Më datë 28 janar, mbërriti në Tiranë trupi i pajetë i kryepeshkopit. Ndërkohë prej dy ditësh janë mbajtur homazhe në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në kryeqytet në nder të figurës së tij. Sot më 30 Janar iu dha lamtumira e fundit.
Në ceremoninë mortore kanë qenë prezentë një numër i lartë politikanësh dhe personalitetesh fetare dhe besimtarë kryen nderimet e fundit për Kryepeshkopin.
Në Katedrale mbërritën Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, e ngarkuara me punë e SHBA Nency VanHorn, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryeministri grek Mitsotakis, ministra dhe politikanë, përfaqësues të komuniteve fetare dhe personalitete të shumta.
Personaliteti më i rëndësishëm i botës Ortodokse, Patriarku i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, Tërëshënjtëria e tij, Bartolomeu, drejtoi meshën. Ndërkohë jashtë Katedralës kishte një numër shumë të madh qytetarësh dhe besimtarësh./Radar.al

