Përgjaket festa e Halloween në Orlando, Florida. Dy persona raportohet se humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në mes të festimeve, tha të premten departamenti i policisë rajonale.
Deri tani mësohet se për ngjarjen është një i dyshuar adoleshent i cili është arrestuar. Shefi i policisë së Orlandos, Eric Smith tha në një konferencë për shtyp se i armatosuri i dyshuar, një djalë 17-vjeçar, ishte identifikuar dhe marrë në paraburgim.
Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Mjekësore Rajonale të Orlandos (ORMC) dhe janë në gjendje të qëndrueshme.
Njerëzit me kostume të Halloëeen-it qëndruan në zonën e incidentit ndërsa personeli i urgjencës merrej me viktimat e shtrira në rrugë.
Departamenti i policisë po vlerësonte nevojën për shtimin e patrullave në qendër të qytetit këtë fundjavë


