Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, debate të forta në Parlament

    Si vdiq Hulk Hogan? Mbyllen hetimet, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së legjendës së WWE

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Për titullin është shpejt akoma”/ Meksi: Dinamo ende jo në 100%, kreun e meritojmë

    December 19, 2024
    Dinamos i mjafton të fitojë kundër Egnatias të shtunën për t’iu gëzuar titullit simbolik të kampiones së dimrit, pa u shqetësuar për rezultatet e rivalëve të tjerë.

    Nuk do të jetë e lehtë përballë kampionëve në fuqi, të cilët vijnë pas një humbjeje dhe do të bëjnë gjithçka për rezultat pozitiv. Në kampin blu atmosfera është pozitive, jo vetëm nga fakti që skuadrat është në krye, por edhe nga lojërat që ajo po zhvillon.

    Jorgo Meksi, një nga titullarët e Dinamos që i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri tani, beson se ky vit do të mbyllet në mënyrën më të mirë, edhe pse Egnatian e vlerëson si kundërshtar. Mbrojtësi i krahut të djathtë, autor i 1 goli këtë sezon, thekson në një intervistë për “Panorama Sport” se Dinamo ende nuk është në 100% të asaj që kërkon trajneri Daja. Një nga “sekretet” e kësaj Dinamoje, sipas Meksit, është fakti se çunat e talentuar në skuadër kanë dëshirë për të punuar.

    Meksi, Dinamo kryeson renditjen pas gjysmës së parë të kampionatit. Tabela tregon realisht atë që i takon kësaj skuadre, apo prisnit më shumë pikë?

    Tabela besoj se është e vërtetë. Dinamo e meriton të jetë në krye, tabela tregon atë që kemi bërë si ekip në fushë. Sigurisht, mund të kishim më shumë pikë, por gjithsesi duhet të shohim përpara dhe të punojmë akoma më shumë, sepse kampionati ka akoma dy faza të tjera, që besoj do të jenë më të vështira.

    Gara për kreun në fakt duket shumë e ashpër… Çfarë e dallon Dinamon nga rivalët e saj?

    Po, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë në Superiore, secili ekip ka objektivat e veta dhe lufton fort në fushë. Ne si Dinamo mendoj se akoma nuk kemi shfaqur 100% nga ato që na kërkon profesori. Kemi vërtet një grup shumë të mirë, me çuna shumë të talentuar dhe që duan të punojnë. Dallimi i Dinamos besoj se është një klub model nga të gjitha anët, që nga presidenti Bardhi, i cili është shumë korrekt me çdo gjë. Në ekip pastaj, të gjithë çunat, kushdo që luan apo futet nga stoli në një ndeshje, jep maksimumin në fushë për fanellën e Dinamos. Kjo është e gjitha./PanoramaSport

    Dinamo Egnatia Meksi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, debate të forta në Parlament

    June 10, 2026

    Si vdiq Hulk Hogan? Mbyllen hetimet, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së legjendës së WWE

    June 10, 2026

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    June 10, 2026

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.