Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona të dyshuar për pengmarrjen e një shtetasi nga Kosova. Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit, banorë të fshatrave të Lumit të Vlorës kishin mbajtur peng kosovarin për rreth dy javë, në një banesë pranë Rrugës së Re, ku dyshohet se e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 70 mijë euro për lirimin.
Rasti u zbulua pas denoncimit të motrës së viktimës, e cila jeton në Suedi dhe kontaktoi policinë e Vlorës duke dhënë informacionet e nevojshme për vendndodhjen e tij.
Efektivët lokalizuan banesën ku mbahej peng kosovari dhe shoqëruan katër personat e përfshirë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


