Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tatimet: Realizohet 100% paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe DIVA-s

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

    March 27, 2026

    BE po ndërmerr veprime kundër imazheve deepfakes pornografike në internet. Parlamenti Evropian ka votuar në favor të ndalimit të të ashtuquajturve sisteme “nudifikuese”, të cilët krijojnë imazhe dhe video artificiale.

    Parlamenti Evropian synon të ndalojë  sistemet e inteligjencës artificiale të afta për të gjeneruar imazhe artificiale me lakuriqësi. Në Bruksel, eurodeputetët votuan me shumicë të madhe në favor të një ndalimi.

    Të ashtuquajturit sisteme”nudifikuese” përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar ose manipuluar imazhe seksuale të qarta ose intime, që i ngjajnë një personi real të identifikueshëm, pa pëlqimin e atij personi.

    Imazhe dhe video të tilla “dëmtojnë viktimat dhe shkelin të drejtat themelore të dinjitetit dhe privatësisë”, thuhet në memorandumin shpjegues të projektligjit. Një ndalim i qartë do të ishte “urgjent dhe i nevojshëm”.

    “Më shumë se njëqind aplikacione që nuk bëjnë asgjë tjetër”

    Me këtë, BE po reagon, ndër të tjera, ndaj incidenteve që ndodhën në fillim të këtij viti kur përdoruesit krijuan dhe shpërndanë miliona imazhe të seksualizuara të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të grave dhe fëmijëve në internet duke përdorur chatbot-in Grok, të zhvilluar nga miliarderi amerikan Elon Musk. Disa vende dhe Komisioni Evropian kanë hapur hetime për Grok-un – disa e kanë bllokuar chatbot-in.

    Përveç rasteve të Grok-ut, ka “më shumë se njëqind aplikacione që në të vërtetë nuk bëjnë asgjë tjetër dhe janë tërësisht të specializuara në krijimin e këtyre imazheve seksualisht eksplicite”, tha eurodeputetja e Gjelbër Alexandra Geese. Tregu mund të përcaktohet qartë. Industria duhet të kuptojë se “nuk ia vlen të investohet në zhvillimin e sistemeve të tilla”, shtoi Geese.

    Vendimi përfundimtar u takon shteteve anëtare të BE

    Përpara se të hyjë në fuqi një ndalim në të gjithë BE, së pari duhet të arrihet një marrëveshje me shtetet anëtare të BE. Shtetet kanë shprehur kohët e fundit mbështetje për një ndalim të ngjashëm.

    Qeveria gjermane ka punuar për ndryshimin e kodit penal në lidhje me dhunën digjitale. Projektligji i Ministres së Drejtësisë Stefanie Hubig do të kalojë këtë javë në konsultim paraprak me Zyrën Kancelarore dhe ministritë e tjera. Plani është që krijimi dhe përhapja e deepfakes të ndëshkohet me një dënim deri në dy vjet burg.

    Ministrja Hubig i njoftoi këto plane në kontekstin e rastit të aktores Collien Fernandes. Javën e kaluar, Fernandes paraqiti publikisht një ankesë për dhunë seksuale digjitale kundër ish-bashkëshortit të saj, Christian Ulmen. Ulmen, nga ana e tij, i kundërshton këto akuza./DW

    BE IA imazhet me lakuriqësi PE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tatimet: Realizohet 100% paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe DIVA-s

    July 18, 2026

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    July 18, 2026

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    July 18, 2026

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.