Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme kandidatin e saj për Bashkinë e Cërrikut në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Amarildo Hoxha do të përfaqësojë PD-në në këtë garë, duke plotësuar kështu listën e kandidatëve në të gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhje.
Më herët gjatë ditës, PD shpalli edhe kandidaturën e Eduart Brahilikës për Bashkinë e Matit.
Ndërkohë, në Tiranë, opozita do të mbështesë kandidaturën jopolitike të aktorit Florjan Binaj, i cili do të përballet me Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste.


