Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

    Tensione në protestë/ Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

    Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit, ja kush përjashtohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “PD-së i duhet një shkundje e fortë”/ Kulluri: Tre emrat që kanë legjitimitetin për të hapur garën për kryetar

    July 9, 2025

    Edvin Kulluri, ish-kandidat i Djathtas për Qarkun e Vlorës, deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë për një shkundje të fortë, duke i bërë thirrje figurave si Ervin Salianji, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti të nisin një debat për ndryshim në krye të partisë, e jo vetëm për funksione të dyta si ato të nënkryetarëve.

    Sipas Kullurit, tre politikanët përmendur nuk kanë pse të kandidojnë vetë për kryetar, por mund të gjejnë një figurë përbashkuese për ta përballur me Sali Berishën, të cilin ai e cilëson si pengesë për ringritjen e opozitës.

    “PD aktuale është e masakruar. Ajo që duhet është një ndryshim rrënjësor, një alternativë e vërtetë. Jo një dishepull i Berishës në krye, sepse atëherë gjendja vetëm do përkeqësohet,” – u shpreh Kulluri.

    Ai vlerësoi sakrificën personale të Salianjit, që qëndroi 8 muaj në burg, duke thënë se kjo i jep legjitimitet moral për të marrë përgjegjësi politike. Sipas tij, nëse Salianji, Alimehemeti apo Tabaku, pas gjithë presionit publik, mjaftohen me poste nënkryetarësh, “aksionet e tyre bien dhe sakrifica e tyre bëhet zero”.

    “Këta të tre kanë më shumë legjitimitet se kushdo tjetër në PD. Nëse nuk e thyejnë murin e betonit që e mban PD-në jashtë pushtetit, atëherë nuk kanë bërë asgjë. Dhe ky mur, siç e quaj unë, është Berisha – jo si individ, por si frymë e konsumuar,” – shtoi ai.

    Kulluri përmendi gjithashtu nevojën për një platformë të mirëfilltë që të ndihmojë në bashkimin e opozitës dhe ringritjen e Partisë Demokratike si alternativë qeverisëse.

    Edvin Kulluri ilir alimehmeti Jorida Tabaku PD Salianji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

    June 14, 2026

    Tensione në protestë/ Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

    June 14, 2026

    Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit, ja kush përjashtohet

    June 14, 2026

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.